Please enter at least 3 characters.

PDSH zyrtarizon kandidatin për Komunën e Bogovinës

2021/08/pdsh-bogovine.jpg

Arkitekti Dashmir Arifi, do të jetë kandidat i PDSH-së për kreun e Komunës së Bogovinës në zgjedhjet lokale të tetorit.

Dega e Partisë Demokratike Shqiptare Bogovinë mbajti kuvendin zgjedhor, ku u zyrtarizua kandidatura e Dashmir Arifi për kreun e Komunës së Bogovinës.

Në kuvend ishte prezent edhe kryetari i partisë Menduh Thaçi.

Partitë tjera akoma nuk i kanë zyrtarizuar kandidatët për këtë komunë./Telegrafi/