Please enter at least 3 characters.

PDK: "Kryemashtruesi" i Kosovës më përpara shkon në Norvegji se në Deçan

2021/03/pdk-foto.jpg

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi e ka quajtur “kryemashtrues” kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti duke thënë se ai më përpara shkon në Norvegji se në Deçan ku mbi 900 persona dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm.

Gjoshi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se i pari i Qeverisë së Kosovës nuk po dëshiron të lodhet e të shkojë deri në Deçan, por që sipas tij, Kurti duhet t’i vizitojë të helmuarit atje dhe ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti.

Gjoshi gjithashtu thotë se Kurti prej që ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve.

Postimi i plotë Gjoshit:"KRYEMASHTRUESI I KOSOVËS MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇANKa humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar.Ai duhet të shkojë dhe t'i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti.Por, jo!Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan.Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve", ka shkruar Gjoshi.

Gjatë ditës së hënë në spitalin e Deçanit një person ka ndërruar jetë teksa i njëjti kishte kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të helmimit që dyshohet se ka ndodhur nga uji i pijes ndërsa është rritur numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e këtij qyteti. /Telegrafi/