PAVARËSISHT NGA GJITHÇKA
04/04/2020
Poezi nga: E. E. CummingsPërktheu: Fadil Bajraj
pavarësisht nga gjithçka
që frymon dhe lëviz, pasi që Fundi
(me duart më të gjata të bardha
duke rregulluar çdo rrudhë)
do t’i qetësojë plotësisht mendjen tona
- para se të dal nga dhoma ime
kthehem, dhe (duke u kërbunjur
në mëngjes) puth
këtë jastëk, loçkë
aty ku ishin dhe kishin jetuar kokat tona


