Please enter at least 3 characters.

Paul Gascoigne arrestohet për ngacmim seksual gjatë udhëtimit me tren

2018/08/Paul-Gascoigne-1.jpg
167:"MANCHESTER, ENGLAND - JUNE 09: Paul Gascoigne is seen ringside at Manchester Arena on June 9, 2018 in Manchester, England. (Photo by Justin Setterfield/Getty Images)
12:"Getty Images

Ish-futbollisti anglez, Paul Gascoigne, është arrestuar me dyshimin për ngacmim seksual.

51-vjeçari është mbajtur nga policia në stacionin hekurudhor në Durham, pasi një femër kishte thënë se e ka prekur në mënyrë të pahijshme në një tren që udhëtonte nga Yorku.

Paul Gascoigne (Foto: Getty Images)

Pas marrjes në pyetje, Gascoigne është liruar, ndërsa autoritetet po vazhdojnë ta hetojnë incidentin.

Futbollisti i dikurshëm i Newcastle United, Tottenham Hotspur dhe Rangers, ka qenë shpesh në media për veprimet e tij të pahijshme.

Ai ka pasur probleme të vazhdueshme me vartësinë nga alkooli, ndërsa së fundmi ishte paraqitur i dehur edhe në një emision televiziv.

Paul Gascoigne (Foto: Getty Images)

Ylli i njohur me nofkën Gazza, ka thënë se është duke përdorur edhe tableta për të fjetur.

Gascoigne është duke u përpjekur t'i tejkalojë problemet me vartësinë që nga vdekja e nipit të tij nga mbidoza në moshë 22-vjeçare. /Telegrafi/