Please enter at least 3 characters.

Pasi u betuan, deputetët e Listës Serbe lëshojnë seancën

2022/11/2-30.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Lista serbe sot pa ndonjë paralajmërim i është kthyer Kuvendit të Kosovës, ku u bë ndërrimi i 10 deputetëve që dhanë dorëheqje me deputetë të rinj.

Nëntë prej deputetëve të zëvendësuar i takojnë sërish Listës Serbe, ndërsa një vjen nga radhët e GI SPO (Iniciativa qytetare).

Deputetët e rinj të Listës Serbe dhanë betimin, ndërsa menjëherë pas kësaj dolën nga seanca.

Në seancë po qëndron deputeti i GI SPO-s, Cvetko Veljoviq.

Këta janë 10 deputetët e rinj: Milan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Milan Joksimoviq, Ksenija Bozoviq, Rados Mihajloviq, Nenad Radenkoviq, Svetislav Jokiq, Biljana Maksiq.

Ndërkaq, Cvetko Veljkoviq vjen nga GI SPO. /Telegrafi/