Please enter at least 3 characters.

Pasi shfaqën temperaturë dhe lodhje, dy futbollistë të Vushtrrisë bëjnë testin për COVID-19

2020/07/CovidTest-e1594125517691.jpg
430:"KASHIMA, JAPAN - MAY 10: A medical staff member holds a cotton swab for a COVID-19 polymerase chain reaction (PCR) test during a rehearsal at a testing site outside Kashima Soccer Stadium on May 10, 2020 in Kashima, Japan. The drive-through testing site set up at a venue for the Tokyo Olympic and Paralympic Games will open tomorrow as Coronavirus (COVID-19) infections continue to spread. (Photo by Tomohiro Ohsumi/Getty Images)
12:"Getty Images

Dy futbollistë të skuadrës së Vushtrrisë kanë shfaqur simptoma të coronavirusit, ashtu që i janë nënshtruar testit për COVID-19.

I kontaktuar nga Telegrafi, presidenti i klubit, Bajrush Kajtazi, ka pranuar se dy futbollistë kanë simptoma dhe se njëri prej tyre është në gjendje më të rëndë.

Temperatura dhe lodhja janë simptomat e shfaqur nga lojtarët, ndërkohë që varësisht nga rezultatet e testeve, do të ndërmerren edhe masat e mëtutjeshme.

“Dy futbollistët që janë me simptoma më të mëdha i kemi dërguar që ta bëjnë testin për coronavirus dhe tani po presim për rezultatet”.

“Fillimisht, të shohim se si janë rezultatet e këtyre futbollistëve, e më pas të testohen edhe futbollistët e tjerë e gjithë ekipi”.

“Njëri prej futbollistëve është në gjendje më të rëndë, pra ka simptoma më të mëdha, temperaturë e lodhje. Por, të presim rezultatet”, ka deklaruar Kajtazi. /Telegrafi/