Please enter at least 3 characters.

Pasi shënoi gol, kjo është porosia e Amir Abrashit (Foto)

2016/10/14724655_1823108527901228_8596692033449088948_n.jpg

Amir Abrashi ka shkëlqyer ditën e djeshme në Bundesliga.

Mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte futbollisti më i mirë në fushë, në fitoren e Freiburgut 3-1 në udhëtim tek Werder Bremen.

Përpos aksioneve që ndalonte, Abrashi shënoi edhe golin e tretë për skuadrën e tij duke u shpallur në fund si futbollisti më i mirë i ndeshjes.

26-vjeçari nga Gjakova ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook, por është treguar shumë modest duke mos e përmendur golin e shënuar.

“Fitore shumë e rëndësishme në udhëtim tek Bremen. I lumtur me pikët e plota. Faleminderit tifozëve për mbështetjen”, shkroi Abrashi.

Pas nëntë javëve, Freiburg zë pozitën e tetë në tabelë me 15 pikë të grumbulluara. /Telegrafi/