Please enter at least 3 characters.

Pasi nuk shkoi në Rusi, Era shfaqet në Prishtinë me veturë luksoze (Foto)

2017/07/eraistrefi-fk-1.jpg

Në Festivalin Evropa Plus në Moskë, është pritur të performojnë katër këngëtare shqiptare, në mesin e të cilëve edhe Era Istrefi.

Mirëpo, këngëtarja nga Kosova e anuloi udhëtimin në Rusi për shkak të, siç është thënë, rekomandimeve të institucioneve të sigurisë.

Duke qenë se duhej të këndonte në shqip dhe të prezantohej si shtetase e Kosovës, Era ka marrë kërcënime, prandaj vendosi të mos shkonte.

Në ndërkohë, krijuesja e hitit “Bonbon” është fotografuar në Prishtinë me Jaguarin e saj të ri.

Sa i përket muzikës, Era është duke punuar në projektin e ri, i cili lansohet më 25 gusht në bashkëpunim me yllin e hip-hopit, French Montana.

Nga ana tjetër, në Moskë kanë udhëtuar Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Arilena Ara. /Telegrafi/