Pasi i ndaloi KFOR-i, policia arreston katër persona në Sfircë – u gjetën armë gjahu në tri vetura
Foto Ilustrim
16/11/2025
Të dielën patrulla e KFOR-it ka ndaluar tri vetura në fshatin Sfircë, Komuna e Kamenicës, ndërsa pas verifikimeve fillestare ka njoftuar Policinë e Kosovës.
Rasti ka ndodhur rreth orës 10:30.
Telegrafi mëson se policia ka vazhduar me kontroll të detajuar dhe ka arrestuar katër persona që ndodheshin në automjete.
Gjatë kontrollit, brenda veturave janë gjetur katër armë gjahu, për të cilat të dyshuarit nuk kanë poseduar dokumentacion të vlefshëm në momentin e ndalimit.
Të arrestuarit janë: V. A., D. I., M. D., M. S.
Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa armët e gjetura janë sekuestruar nga Policia e Kosovës si prova materiale.
Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar./Telegrafi/


