Pasardhësja e Gonzatos, Sofia Moreira de Sousa merr drejtimin e Delegacionit të BE-së në Tiranë
Sofia Moreira de Sousa është ambasadorja e re e Bashkimit Evropian në Shqipëri.
Diplomatja portugeze ‘merr stafetën’ nga Silvio Gonzato, diplomati italian i cili ka përfunduar mandatin.
De Sousa pritet të dorëzojë sot letrat kredenciale të presidenti, Bajram Begaj, ceremoni e cila do të formalizojë nisjen e mandatit të diplomates portugeze.
Përpara ardhjes në Shqipëri, Moreira de Sousa drejtoi Përfaqësinë e Komisionit Evropian në Portugali, detyrë të cilën e mori në shtator 2021. Ajo ka shërbyer gjithashtu si ambasadore e BE-së dhe shefe e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Republikën e Kepit të Gjelbër, ku qëndroi për katër vjet.
Emërimi i saj vjen në një periudhë kur marrëdhëniet Shqipëri-BE dhe procesi i integrimit evropian mbeten ndër çështjet kryesore të agjendës politike dhe diplomatike të vendit. /tch/


