Pas videos ku shihet Walker duke mos ia zgjatur dorën Thaçit, dalin fotot duke bashkëbiseduar
15/01/2020
Në një video që po qarkullon në rrjetin social Facebook, shihet teksa Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Willaim Walker,nuk ia zgjatë dorën Thaçit edhe pse presidenti insiston dy herë.
Por pas kësaj, Thaçi e Walker janë fotografuar duke bashkëbiseduar.
Presidenti ka bërë homazhe në Reçak, si dhe ka mbajtur një fjalim në përkujtim të viktimave të masakrës së Reçakut, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori William Walker. Thaçi e Walker janë parë të kenë shkëmbyer një dorë-shtrëngim miqësor.


