")
Please enter at least 3 characters.

Pas vdekjes së bashkëshortit, Celine Dion motivin për të jetuar e gjen te fëmijët

2018/11/Celine-Dion-e1543309778229.jpg
185:"LAS VEGAS, NV - MAY 21: Singer Celine Dion performs during the 2017 Billboard Music Awards at T-Mobile Arena on May 21, 2017 in Las Vegas, Nevada. (Photo by Ethan Miller/Getty Images)
12:"Getty Images

Celine Dion ka rimarrë veten pothuajse plotësisht pas vdekjes së bashkëshortit, René Angelil.

Ajo gjeti fuqi te djemtë dhe muzika e saj. Kur nuk ka koncerte, artistja humb kohën me tre djemtë. Ata janë arsyeja e çdo buzëqeshje të saj.

Këngëtarja e famshme ka treguar për revistën "People" se si po rrit binjakët dhe si po ia del me faktin që ata janë fizikisht të njëjtë, por kanë karaktere të ndryshme.

"Puna kryesore e ditës sime është momenti që të kaloj me fëmijët", thotë 50-vjeçarja.

"Edhe pse binjakët janë shumë të ndryshëm, nëse njërit i pëlqen një bluzë, tjetri zgjedh veshje krejtësisht të ndryshme. Ata duan të jenë unik dhe këto gjëra të vogla janë të rëndësishme për zhvillimin e tyre mendor", tha ajo.

Celine kohët e fundit krijoi një linjë veshjesh për fëmijët pa dallime seksi, por rrobat janë universale për djemtë dhe vajzat.

Ndryshe, këngëtarja humbi bashkëshortin në vitin 2016 pas një beteje të gjatë dhe të ashpër me kancerin. /Telegrafi/