Please enter at least 3 characters.

Pas testimit, Ramiz Lladrovci del pozitiv me COVID-19

2020/07/107749864_2720574364881328_1369864575494799196_o.jpg

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë të ditur se pas testimit për COVID-19, rezultati i tij ka dalë pozitiv.

Këtë Lladrovci e ka konfirmuar përmes një postimi në Facebook, ku ka treguar se ka vetëm temperaturë dhe se ndjehet mirë.

Postimi i plotë:Qytetarë të nderuar,Mora njoftimin nga IKShPK se testi im për covid-19, është pozitiv. Kam pak temperaturë, pa shenja tjera. Ndjehem mirë.Izolimi im vijon në pajtim me rekomandimet e institucioneve shëndetësore deri në shërimin e plotë.Respektoni rekomandimet e IKShPK dhe të institucioneve tjera relevante.Bartni maskën, ruani distancën, mbani higjienën! /Telegrafi/