Please enter at least 3 characters.

Pas sulmeve me dron në Moskë, Zelensky: Lufta po zhvendoset në Rusi

2023/06/zelensky.jpg
304:"Ukraine's President Volodymyr Zelenskiy attends an interview with some of the Russian media via videolink, as Russia?s attack on Ukraine continues, in Kyiv, Ukraine March 27, 2022. Ukrainian Presidential Press Service/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY.
11:"via REUTERS

Lufta po shkon gradualisht "në territorin e Rusisë, në qendrat e saj kulturore dhe bazat ushtarake, dhe ky është një proces i pashmangshëm, i natyrshëm dhe absolutisht i drejtë", tha Volodymyr Zelensky.

Presidenti ukraianas deklaroi gjithashtu se “Ukraina po bëhet gjithnjë e më e fortë".

Rusia njoftoi të dielën në mëngjes se kishte zmbrapsur dy sulme të veçanta ukrainase me dron gjatë natës.

Qëllimi i njërit prej tyre ishte gadishulli i aneksuar i Krimesë dhe tjetri Moska.

Në kryeqytetin rus, aeroporti ndërkombëtar i të cilit u mbyll për pak kohë, dy kulla në zonën kryesore të biznesit të qytetit u dëmtuan lehtë.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se tre dronë morën pjesë në sulmin ndaj Moskës, njëri prej të cilëve u rrëzua dhe dy të tjerët u “neutralizuan nga lufta elektronike”. /Telegrafi/