Please enter at least 3 characters.

Pas “Sjena mo”, Eva dhe Getinjo paralajmërojnë projekte të reja (Video)

2016/01/eva1.jpg

Këngëtarët e rinj, Eva dhe Getinjo, pas publikimit të videoklipit të ri, “Sjena mo”, kanë paralajmëruar projektet e reja.

Këngëtarja seksi nga Shqipëria, Eva, ka treguar në emisionin Express të KTV-së se i kishte pëlqyer ideja që të bashkëpunojë me Getinjon, të cilin e vlerësonte nga këngët e kaluara.

“Gjithçka ka shkuar mirë gjatë xhirimeve, edhe pse ishte ftohtë”, ka thënë Eva, teksa reperi nga Ferizaj ka njoftuar se klipi është xhiruar në Prishtinë.

Eva ka treguar se në këtë këngë ka ndryshuar zhanrin sepse në të kaluarën ka kënduar në zhanrin Pop-folk. Dyshja ka konfirmuar se shpejt do të vijnë edhe me projekte të reja.

“Patjetër pse jo, përderisa jemi të kënaqur ne dy edhe shikuesit do të jenë të kënaqur, mund të kemi bashkëpunime tjera,pse jo”, ka thënë Eva, citon koha.net.

“Kemi solo projekte, por asnjëra nuk është e vendosur për t’u lansuar. Ka projekte”, ka shtuar Getinjo.

Për fund, të dy këngëtarët treguan se “Zzap&Chriss” do të realizojnë këngët e tyre të reja.