Please enter at least 3 characters.

Pas "Queen", edhe për "Sex Pistols" një film biografik

2019/03/GettyImages-147999171.jpg
220:"NEW YORK, NY - JULY 07: Glen Matlock of the Sex Pistols (L) and Duff McKagan of the band Loaded perform at the 2012 CBGB Festival on July 7, 2012 in New York City. (Photo by Mike Coppola/Getty Images for CBGB Festival)
12:"Mike Coppola

Tashmë janë shfaqur filmat rreth bendeve legjendare të muzikës, "Queen" dhe "Motley Crue".

Një filmi biografik do të jetë në ekranet e mëdha të kinemave botërore dhe ka të bëjë me grupin, "Sex Pistols", ku së bashku me "The Clash", konsiderohet si bendet më të rëndësishme të muzikës punk në Britani të Madhe.

Kompania britanike e prodhimit "Starlight Films" ka punuar në filmin rreth grupit legjendar për 18 muaj dhe në qendër të tregimit, do të jetë menaxheri i fundit i grupit, Malcom McLaren dhe stilisti i famshëm, Vivien Vestvud.

Përveç tyre, filmi do të ndjekë karrierën e Sex Pistols nga vitit 1975 deri në vitin 1978.

"Ne ishim të impresionuar me numrin e biletave të shitura për 'Bohemian', gjë që vetëm tregon se ka një oreks të madh audiencë për filma të tillë", tha Aysha Planket për The Daily Star.

Ndryshe, filmi biografik për Queens, ka marrë vëmendjen të madhe duke qenë një ndër më të shikuarit kohët e fundit në kinema. /Telegrafi/