Pas një kohe të gjatë, Xhensila Myrtezaj flet për herë të parë
Xhensila Myrtezaj, artistja shumë e dashur dhe e pëlqyer nga publiku, ka qenë e pranishme në ballon pranverore të RTV 21, një event që mblodhi shumë figura të njohura të artit, muzikës dhe ekranit.
Në një prononcim për Artistet Shqiptare, artistja ka deklaruar se eventi ishte tejet elitar derisa e përshkroi si një eksperiencë që nuk e kishte përjetuar më herët.
“U kënaqa, ishte në fakt një gjë shumë elitare që nuk e kisha përjetuar më përpara, ishte një kënaqësi shumë e veçantë për mua”, ka deklaruar këngëtarja.
Gjatë mbrëmjes, Xhensila Myrtezaj u shfaq elegante dhe në super formë, duke tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj plot stil dhe hijeshi.
Ajo vazhdon të mbetet një nga artistet më të suksesshme të muzikës shqiptare, me një karrierë të gjatë dhe me shumë projekte muzikore që janë kthyer në hite.
Këngët e saj vazhdojnë të dëgjohen dhe të pëlqehen nga publiku, ndërsa artistja mbetet shumë aktive derisa njihet për stilin e saj unik në muzikë.


