Please enter at least 3 characters.

Pas ndarjes nga Liam, Miley dëshiron të fokusohet në vetveten

2019/08/miley-cyrus-liam-hemsworth-feat-e1566398900732.jpg
269:"WEST HOLLYWOOD, CA - FEBRUARY 26: Actor Liam Hemsworth (L) and entertainer Miley Cyrus arrive at the 2012 Vanity Fair Oscar Party hosted by Graydon Carter at Sunset Tower on February 26, 2012 in West Hollywood, California. (Photo by Alberto E. Rodriguez/Getty Images)
12:"Getty Images

Ndarja e Miley Cyrus me Liam Hemsworth ka qenë një nga ndarjet më të bujshme të këtij viti.

Këngëtarja amerikane dëshiron të fokusohet në vetveten pas ndarjes nga partneri i saj, përfshirë shtatë muaj martesë, ka thënë një burim për People.

Ditë pasi këngëtarja është ndarë nga Liam, ajo ka lansuar baladën e re "Slide Away", që thuhet se i dedikohet atij.

Liam Hemsworth dhe Miley Cyrus

Pavarësisht këngës, një burim ka thënë ekskluzivisht për People se ylli 26 vjeçar, 'nuk dëshiron të lëndojë' bashkëshortin e saj.

"Kënga tregon një histori por pa dashur të thotë asgjë në fund", ka thënë burimi. "Ajo nuk dëshiron ta përplas atë, por dëshiron të ndajë atë që kaluan së bashku".

Aktorja po vazhdon të kaloj kohë me miken e saj të ngushtë, Kaitylynn Carter, 30 vjeçe, por nga ana tjetër thuhet se ajo është fokusuar më shumë në vetveten.

Ndërkohë, këto të fundit thuhet se janë parë “duke kryer marrëdhënie intime” brenda një klubi në Kaliforni të premten – jo shumë kohë pasi fotografitë e dy vajzave u publikuan gjatë pushimeve të tyre të fundit, në Itali. /Telegrafi/