Please enter at least 3 characters.

Pas ndarjes nga Cooper, Irina Shayk thotë se është fokusuar te vajza e saj

2019/06/GettyImages-955791346-e1560354156871.jpg
251:"NEW YORK, NY - MAY 07: Irina Shayk and Bradley Cooper attend the Heavenly Bodies: Fashion & The Catholic Imagination Costume Institute Gala at The Metropolitan Museum of Art on May 7, 2018 in New York City. (Photo by Jamie McCarthy/Getty Images)
12:"Getty Images

Aktori amerikan, Bradley Cooper (44 vjeç) dhe modelja ruse, Irina Shayk (33 vjeçe) javën e kaluar bënë të ditur se i kanë dhënë fund romancës katërvjeçare.

Pas ndarjes nga ylli hollivudian, bukuroshja thuhet se është fokusuar më shumë te vajza e saj. "Prioriteti i saj është vajza. Ajo është një nënë e mrekullueshme. Ajo argëtohet me të në park, në vende të ndryshme, e adhuron atë", ka thënë një burim për People.

Dyshja e mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Lea De Seine, në mars të vitit 2017-të pas dy vitesh që po takoheshin.

Bradley Cooper dhe Irina Shayk (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for National Board of Review/Guliver)

Për ndarjen e çiftit është akuzuar këngëtarja Lady Gaga, qysh nga performanca e saj me Bradley në "Oscars 2019".

Nga ana tjetër, Gaga e kishte ndërprerë fejesën me Christian Carinon një muaj më parë, pasi kishte nevojë për përkrahje të fortë në momente të caktuara dhe ky i fundit i dhuronte vetëm xhelozi në momentet më të vështira në jetë. /Telegrafi/

Bradley Cooper dhe Lady Gaga (Foto: Andreas Rentz/Getty Images/Guliver)