Please enter at least 3 characters.

Pas largimit nga muzika, Fero hap një biznes të ri

2023/11/Screenshot_19-4.png

Feronit Shabani - Fero prej disa muajsh ka njoftuar largimin nga muzika.

Artisti gjilanas tha se po tërhiqet nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame dhe familjes.

Ai tashmë ka bërë një ndryshim të madh në jetën e tij, ndonëse ka lënë pas të gjitha gjërat.

Foto: Screenshot/Instagram

Në një postim të ri në rrjete sociale, 26 vjeçari ka bërë të ditur se do të hapë një biznes të ri.

Reperi tani tregon se së shpejti do të bëhet me ‘fast food’ në qytetin e tij të lindjes, Gjilan.

I njëjti tashmë është në procedura të divorcit me partneren e tij, modelen Arbenita Ismajli.

Ata kanë bashkë një vajzë. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram