Please enter at least 3 characters.

Pas kritikave që nuk u ndal për fansat, Ronaldo u largua nga Kroacia duke u përshëndetur me gjithë stafin e vilës ku qëndroi

2019/04/Ronaldokrioaci.jpg

Cristiano Ronaldo është larguar nga Dubrovniku i Kroacisë, ku qëndroi për disa ditë me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

Çifti qëndroi në njërën prej vilave më luksoze, e cila iu dedikohet vetëm yjeve dhe njerëzve të pasur.

Në atë vilë, deri më tani kanë qëndruar yje, si Jamie Foxx, Elizabeth Taylor, Richard Burton e Sofia Loren, ndërsa qëndrimi njëditor kushton rreth 7.000 euro.

Në momentin e largimit, superylli portugez është përshëndetur me stafin e vilës, ndërkohë që 34-vjeçari dhe e dashura e tij ishin bërë sensacion në rrugët e Dubrovnikut duke u përcjellë këmba këmbës nga gazetarët dhe fotoreporterët, por edhe nga fansat.

Në ditën e arritjes, ai ishte kritikuar pse nuk ishte ndalur t'u fliste fansave dhe gazetarëve që ishin mbledhur për ta pritur, mirëpo në ditët në vazhdim fansat kroatë e kanë ndryshuar bindjen për CR7, i cili është treguar mjaft i afërt me të gjithë.

Pas pushimit në Kroaci, Ronaldo do t'i kthehet Juventusit për derbin e të shtunës kundër Interit. /Telegrafi/