Please enter at least 3 characters.

Pas grumbullimit të qytetarëve në sallën “1 Tetori”, shpërndahen numra për vaksina antiCOVID-19

2021/05/nr.jpg

Grumbullimi i madh i qytetarëve për të marr vaksinat antiCOVID-19 i cili filloi sot në orët e hershme të mëngjesit bëri që të ndërhyj edhe Policia e Kosovës për mbajtjen e rendin.

Mirëpo kjo nuk mjaftoi, pasi organizatorët e dhënies së vaksinave antiCOVID-19 janë parë duke shpërndarë numra qytetarëve për të hyrë me radhë në mënyrë që edhe turma e tyre të shpërndahet.

Ndryshe, të enjten për shkak të festës së Fitër Bajramit u ndërpre dhënia e vaksinës antiCOVID-19 për grup moshën mbi 65 vjeç  në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë. /Telegrafi/

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova

Foto: Ridvan Slivova