Please enter at least 3 characters.

Pas Era Istrefit, edhe Robert Berisha paralajmëron bashkëpunimin me një këngëtar xhamajkian

2018/08/baja-e1533301400331.jpg

Jo vetëm Era Istrefi, por edhe një këngëtar shqiptar do të bashkëpunojë me artist të Xhamajkës.

Këngëtarja shqiptare solli këngën "Oh God" në duet me këngëtarin Konshens, i cili u mirëprit prej fansave dhe publikut.

Kësaj radhe është Robert Berisha, që do të sjell një këngë të re pas asaj që e publikoi muajin e kaluar “Pa ty”.

Nëpërmjet një fotografie dhe një mesazhi në llogarinë personale në Instagram, ai ka treguar se është duke bashkëpunuar me këngëtarin e njohur xhamajkan, Bay-C.

Ky i fundit ka shkruar "Chilling me vëllanë tim Robert Berisha. Kënga e re shumë shpejt"

Bay-C është një këngëtar i suksesshëm xhamajkan, i cili është bërë i njohur në të gjithë botën me hite të ndryshme.

Në vitin 2015 ai ka kryesuar listat e “MTV”-së në Gjermani dhe në kontinentin afrikan. /Telegrafi/