Please enter at least 3 characters.

Pas dorëheqjes së Krasniqit, PDK të hënën do të zgjedhë kryetarin e ri

Memli Krasniqi ka zyrtarizuar dorëheqjen e tij nga pozita e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës.

Krasniq në një konferencë për media ka bërë të ditur se të hënën do të zgjidhet kryetari i ri i partisë.

“Sot kam thirrur edhe Konventën e PDK-së për të hënën, më 17 nëntor, ku do të zgjidhet Kryetari i ri i partisë. E di se ajo ditë do të jetë dëshmi e pjekurisë sonë politike, e demokracisë sonë të brendshme dhe e forcës sonë për të ecur përpara”, deklaroi ai.

Krasniqi përmbylli fjalimin e tij me mirënjohje për qytetarët, aktivistët, bashkëpunëtorët dhe familjen e tij. /Telegrafi/

Kush duhet të jetë kryetari i ardhshëm i PDK-së?

Agim Aliu

Bedri Hamza

Sami Lashtaku

Shaqir Totaj

Uran Ismaili

Vlora Çitaku

Tjetër