Please enter at least 3 characters.

Pas Big Brother VIP Albania, Brikena i futet muzikës - gati kënga e saj e parë

Brikena Selmani
(Foto: Brikena Selmani/Instagram)

Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë fatin në industrinë muzikore.

Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po zgjeron angazhimet e saj përtej ekranit televiziv. Krahas paraqitjeve të rregullta në panelin e emisionit “Top Arena”, ajo ka kaluar kohë edhe në studio muzikore, ku ka punuar për projektin e saj të parë.

Sipas informacioneve të publikuara nga Prive by Liberta Spahiu, Brikena tashmë e ka përfunduar këngën debutuese, e cila është realizuar nga Adioni, ish-konkurrent i “Ferma VIP”.

Mësohet se ish-banorja e reality show-t po e merr mjaft seriozisht këtë hap të ri në karrierë, teksa ka planifikuar që kënga të shoqërohet edhe me një videoklip.

Foto: Brikena Selmani/Instagram

Vetë Brikena ka zbuluar disa detaje gjatë paraqitjes së saj në programin “Të guximshmit”, ku bëri të ditur se premiera e këngës do të mbahet pikërisht në “Top Arena”.

Ky detaj ka tërhequr vëmendje të veçantë, pasi në të njëjtin emision është i pranishëm çdo natë edhe ish-partneri i saj, Mateo, me të cilin krijoi një romancë të komentuar gjatë qëndrimit në shtëpinë e Big Brother VIP.

Tashmë mbetet të shihet se si do të pritet nga publiku debutimi i parë muzikor i Brikenës dhe nëse ajo do të arrijë të fitojë vëmendje edhe në këtë fushë të re artistike. /Telegrafi/

- YouTubeyoutu.be