Please enter at least 3 characters.

"Pas asaj telefonate fillova të qaja së bashku me gruan" - Robin Gosens me një deklaratë emocionuese 

2024/06/Robin-Gosens.jpg
378:"Fußball: Bundesliga, Borussia Mönchengladbach - 1. FC Union Berlin, 31. Spieltag, Stadion im Borussia-Park. Mönchengladbachs Ko Itakura (l) und Berlins Robin Gosens (r) sitzen nach dem Spiel auf dem Platz. Robin Gosens ist enttäuscht: Für die anstehende Fußball-EM hat er es nicht in die Nationalmannschaft geschafft. (zu dpa: «Tränen bei Fußball-Profi Robin Gosens»)
22:"Federico Gambarini/dpa

Robin Gosens ka pasur një sezon shumë të mirë, por nuk i ka mjaftuar të marrë ftesë për Euro 2024.

Mbrojtësi i majtë gjerman shkëlqeu me Union Berlinin, derisa në 37 ndeshje zyrtare realizoi edhe shtatë gola dhe dhuroi katër asistime.

Megjithatë trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann nuk e mori për në Euro 2024, pasi para tij u grumbulluan David Raum i RB Leipzig dhe Maximilian Mittelstadt i Stuttgart.

Gosens ka dhënë një deklaratë shpërthyese duke zbuluar edhe bisedën me trajnerin Nagelsmann.

Anësori ka thënë se shpërtheu në lot së bashku me gruan e tij pasi donte me çdo kusht të ishte në Kampionatin Evropian.

"U ndjeva si m*t kur Nagelsmann më thirri dhe më tha: Robin, më vjen shumë keq, por nuk mund të të marr me vete. Të vlerësoj shumë, por sezoni i Unionit nuk po shkon në favorin tënd".

"Gjithçka bëra që të shkoj në Euro, është ëndrra ime e fëmijërisë, por tani më ka ikur. Qava pas telefonatës, pastaj thirra gruan time dhe qamë së bashku", tha Gosens.

29-vjeçari deri më tani ka zhvilluar 20 ndeshje me Gjermaninë që nga viti 2020 dhe ka edhe dy gola të shënuar. /Telegrafi/