Please enter at least 3 characters.

Partia e Boshkoskit pohon t'i ketë marrë anëtarë partisë së Gruevskit

2016/01/t-euml-lsquo-bashkuar-p-euml-r-maqedonin-euml-rsquo-n-euml-takim-pune-me-zaevin_hd.jpg

Partia e Ljube Boshkoskit, ''Të Bashkuar për Maqedoninë'', deklaron se anëtarë të OBRM-PDUKM-së së Gruevskit, çdo ditë e lëshojnë këtë parti dhe i bashkangjiten Boshkoskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tyre, koha e politikanëve që deklarojnë patriotizëm të rrejshëm ka përfunduar. Kjo parti i inkurajon anëtarët e ndershëm të OBRM-PDUKM-së që të vazhdojnë ta braktisin Gruevskin dhe t'i bashkangjiten partisë së Boshkoskit./Telegrafi/