Please enter at least 3 characters.

Parashikuesi i famshëm brazilian kishte parashikuar tragjedinë e Chapecoenses (Video)

2016/12/o-medium-vidente-carlinhos-tem-previsoes-concretizadas-ao-longo-de-sua-historia-mas-as-coisas-que-ele-revelou-deixou-muita-gente-de-cabelo-em-pe_1008959.jpg

Një prej parashikuesve më të famshëm në Brazil kishte parashikuar tragjedinë e futbollistëve brazilianë.

Bëhet fjalë për Vidente Carlinhos, i cili më 26 mars të këtij viti kishte parashikuar shuarjen e një skuadre futbolli si pasojë e rënies së një aeroplani.

"Nuk dihet se çfarë klubi apo kombëtare. Por, një ekip do të shuhet si pasojë e rënies së një aeroplani", kishte thënë Carlinhos për një televizion brazilian, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka parashikuar edhe humbjen e thellë të kombëtares braziliane në botërorin, e cila ndodhi në vitin 2014 kur Brazili u mposht 7-0 prej Gjermanisë.

Ndryshe, ai ka pohuar se në të ardhmen do të lëndohet rëndë futbollisti i Barcelonës Neymar, i cili do të mbetet jashtë fushave të blerta për gjashtë muaj. /Telegrafi/