Please enter at least 3 characters.

Parashikimi i motit në Shqipëri

Mot i kthjellët në Shqipëri
Mot i kthjellët në Shqipëri

Shqipëria të dielën do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësira të pakta kalimtare nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në relievet kodrinore - malore.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 8m/s, ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare e kryesisht në atë veriperëndimorë pritet të fitojë shpejtësi 12m/s.

Deti - Valëzimi i forcës në detet Adriatik dhe Jon i forcës 1-2 ballë. /Telegrafi/