Parada e fitores së talebanëve: Automjete ushtarake amerikane, helikopter Black Hawk dhe armatim tjetër
01/09/2021
Sot, talebanët mbajtën një paradë ushtarake fitimtare në Kandahar, qyteti i dytë më i madh në Afganistan, ku u themelua grupi islamik.
AFP thekson se një numër i madh i automjeteve ushtarake amerikane, të tilla si Humvees, kamionë dhe transportues, kaluan nëpër qytet në paradë.
Të paktën një helikopter ushtarak amerikan Black Hawk u pa gjithashtu mbi qytet.
https://twitter.com/savunmaisleri/status/1433029753888464904
Të gjitha këto automjete, armë dhe pajisje u morën nga talebanët pasi pushtuan shpejt të gjithë Afganistanin, dhe ushtria e atij vendi, e cila ishte e pajisur nga amerikanët për gati 2 dekada, u dorëzua.
Ndryshe, SHBA-ja dhe aleatët e saj tashmë kanë dorëzuar administrimin e shtetit afgan te talebanët. /Telegrafi/


