Please enter at least 3 characters.

Para Sevillas, ky ishte klubi i fundit që kishte mundur Realin (Video)

2017/01/3C29130F00000578-4124182-image-a-27_1484562415932-e1484574135457.jpg
19:"© AFP/Getty Images

Real Madridi u befasua nga Sevilla, duke humbur në La Liga me rezultat 2-1.

Me këtë rast Los Rojiblancos ndalën rrugëtimin e Los Blancos prej 40 ndeshjeve pa humbje në të gjitha garat.

Hera e fundit para këtij takimit ku Reali kishte humbur ishte më 6 prill në Ligën e Kampionëve.

Në atë kohë ishte mundur nga Wolfsburgu me rezultat 2-0 me golat e Ricardo Rodriguez nga pika e bardhë dhe Max Arnold.

Megjithatë spanjollët në ndeshjen e kthimit fituan 3-0 dhe kështu vazhduan në fazën tjetër. /Telegrafi/