Please enter at least 3 characters.

Pamje të rënda nga tërmeti 7.4 ballë në Kolumbi, ndërtesat shemben nga dridhjet e forta

Pamje të reja nga Kolumbia tregojnë momentin kur ndërtesat shemben pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin.

Deri më tani janë raportuar mbi 160 të vrarë, ndërsa thuhets e shumë të tjerë mund të kenë mbetur të bllokuar nën rrënoja.



Lëkundjet u ndjenë në disa qytete të Kolumbisë dhe në pjesë të Venezuelës fqinje.

Në zonat më të prekura, ekipet e emergjencës po vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit dhe po kontrollojnë ndërtesat e dëmtuara për persona të bllokuar apo të lënduar.

Pas tërmetit, gjashtë aeroporte në Kolumbi pezulluan operacionet, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet në infrastrukturë dhe kushtet e sigurisë.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë larg ndërtesave të dëmtuara, për shkak të rrezikut nga shembjet e mëtejshme dhe lëkundjet pasuese.