Pamje nga Rumania, pallati i dëmtuar pas goditjes nga droni rus
29/05/2026
Një dron rus goditi një pallat banimi në qytetin e Galațit, në orët e para të mëngjesit.
Sipas raportimit, alarmi u dha pak para orës 02:00, ndërsa goditja ndodhi menjëherë më pas.
Në pamjet nga vendngjarja shfaqet ndërtesa e dëmtuar nga shpërthimi, ndërsa autoritetet rumune kanë rrethuar zonën dhe vijojnë hetimet.
Më shumë se 70 banorë u evakuuan nga pallati pas incidentit, ndërsa dy persona u transportuan në spital me lëndime të lehta.
Në zonë ndodhen efektivë të shërbimit rumun të inteligjencës, të cilët po kryejnë ekspertizën dhe mbledhjen e provave.
Sipas mediave rumune, ky konsiderohet incidenti më i rëndë i këtij lloji në territorin rumun që prej nisjes së luftës në Ukrainë. /Telegrafi/


