Please enter at least 3 characters.

Pamela Anderson kur ishte adoleshente ka besuar se ka fuqi mbinatyrore

2017/12/GettyImages-846380454-e1517826832154.jpg
212:"COLOGNE, GERMANY - SEPTEMBER 13: Pamela Anderson arrives for a photocall for the show 'House of Mystery' by Illusionist Hans Klok on September 13, 2017 in Cologne, Germany. (Photo by Andreas Rentz/Getty Images)
12:"Getty Images

Pamela Anderson nuk e kemi parë njëkohës të gjatë në ndonjë projekt filmik.

Por, aktorja po vazhdon të jetë temë e medieve rozë ndërkombëtare me imazhet dhe intervistat.

Ylli i “Baywatch” ka tronditur publikun me një deklaratë të kohëve të fundit se, ku ka zbuluar se sa ishte adoleshente ka menduar se ka superfuqi që mund ta vriste këtë të dëshironte.

(Foto: Getty Images)

“Kur isha e re, kisha një dado që më ngacmonte çdo ditë. E urreja, dhe çdo ditë lutesha që ajo të vdiste. Ajo me të vërtetë vdiq ditën pas diplomimit nga një aksident me veturë. Pastaj mendova "Është e mrekullueshme që ajo është e vdekur, nuk mund t'i them prindërve se e kam vrarë", tha Pamela.

Ajo më tutje pas kësaj ngjarje ka menduar se posedon fuqi mbinatyrore dhe se këtë nuk ia kishte thënë askujt deri në ditët e sotme.

“Për një kohë të gjatë besoja se kisha superfuqi për të vrarë këdo që ishte i bezdisshëm. Kam frikë ta them dikë këtë, por unë kam qenë e sigurt se isha përgjegjëse për vdekjen e dados sime. Vetëm kur rrita e kuptova se nuk kam këtë fuqi dhe isha tejet e dëshpëruar”, tha Anderson.

Ndryshe, bukuroshja ditë më parë ka rrëfyer për mediat se në një rast ishte pjesë e një orgji në shtëpinë e të ndjerit, themeluesit të Playboty, Hugh Hefner, por që nuk kishte marrë pjesë në atë “aheng”.

Aktorja aktualisht është e lidhur me futbollistin francez të skuadrës së Marseille, Adil Ramit. /Telegrafi/

Nga Rubrika