Please enter at least 3 characters.

Pacolli: Vendimi për Rugovën, është në të mirën e pronarëve dhe investitorëve dhe është i përkohshëm

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor Fitore Pacolli, është deklaruar për vendimin ndaj Bjeshkëve të nemuna dhe pakënaqësitë e komunitetit rugovas rreth këtij vendimi.

Në një intervistë në ‘RADIO 1’, Pacolli ka thënë se vendimi është në të mirën e pronarëve dhe investitorëve dhe është i përkohshëm. Ministrja ka siguruar banorët se ky vendim dhe asnjë tjetër, nuk e cenon lëvizjen e lirë dhe se edhe ajo si ministre bashkëndjen me komunitetin.

Emisioni i plotë i Ministres në detyrë të Mjedisit dhe Planifikimit hapësinor, Fitore Pacolli, do të transmetohet në ‘RADIO 1’.