Please enter at least 3 characters.

Pa marrëveshje për përfaqësim rajonal

2016/01/f.0131212806587_m.jpg

Pas takimit, Tahiri ka mbajtur një konferencë shtypi me ç’rast ka dhënë qëndrimet e delegacionit të Kosovës lidhur me çështjet që kanë të bëjnë me bashkëpunimin rajonal, për protokollin teknik të IBM-it dhe proceset e zbatimit të marrëveshjeve të arritura.

“Për sa i takon bashkëpunimit rajonal qëndrimet janë shumë larg mes palëve. Pozicioni jonë është i qartë, se Kosova është shtet i pavarur dhe Sovran dhe duhet të përfaqësohet si shtet i pavarur si gjithë shtete tjera rajonale, me autoritetet e saja, me simbolet shtetërore dhe duhet të jetë nënshkruese e marrëveshjeve rajonale, si dhe duhet të merret parasysh realiteti se Kosova si shtet i pavarur është i njohur nga shumica e vendeve të rajonit, të BE-së, dhe pjesa më e fuqishme e botës, kryesuar nga SHBA-të”.

Tahiri ka thënë se qëndrimi i palës serbe mbetet i njëjtë, pra insiston në rezolutën 1244, ndërkaq për Kosovës kjo është vijë e kuqe, “nuk pranojmë asnjë referencë bazuar në rezolutën 1244”.

Tahiri është përgjigjur edhe pyetjes rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshjes për përfaqësim rajonal sipas modelit të Maqedonisë, për cfarë pak orë më parë kryeparlamentari Krasniqi ka thënë se do të ishte antikushtetuese. “Modeli i Maqedonisë ka të bëjë me përdorimin e fusnotës, për sa i takon fusnotës, do të përdoret një realitet rajonal. Mirëpo as Maqedonia nuk ka heq dorë nga Republika, Republika e Maqedonisë ekziston, por fusnota shpjeguese tregon një realitet”, ka thënë ndër të tjera zëvendëskryeministrja. /Telegrafi/