Please enter at least 3 characters.

Ostreni: Mos u thirrni në UÇK-në, ajo e ka mbaruar misionin e saj (Video)

2016/01/ostreni-rasti-magyar-telekom-nuk-duhet-t-euml-komentohet-por-t-euml-gjykohet_hd.jpg

Gzim Ostreni ka reaguar ndaj tentimeve të bëra nga ana e përfaqësuesve të BDI-së pët të përdorur emrin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në fushatat e tyre parazgjedhore duke thënë se involvimi i UÇK-së në fushatën aktuale parazgjedhore, po bëhet vetëm për përfitim të poenave politike tek elektorati shqiptar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

"UÇK-ja ishte organizatë patriotike dhe ajo u shpërbë në shtator të vitit 2001. Mendoj se askush nuk duhet të thirret në emër të UÇK-së, për shkak se ato që marrin pjesë në zgjedhje duhet të thirren në programin e tyre zgjedhor. Emocionet dhe ndikimet tek qytetarët shqiptarë, do e dëmtonin UÇK-në, për shkak se ajo e ka mbaruar misionin e saj", deklaroi mes tjerash Ostreni./Telegrafi/