Please enter at least 3 characters.

Osmani heshti mbrojtësit e Istogut

2016/01/osmani-heshti-mbrojt-euml-sit-e-istogut_hd.jpg

Futbollistët e Istogut ishin munduar ta bllokojnë lojën e sulmuesit, Labinot Osmanit, por dot nuk ia kishin arritur. Osmani, sulmues i kampionit në fuqi, Llamkos Kosova nga Vushtrria, dy herë shënoi në portën e Istogut dhe ia siguroi ekipit të tij fitoren me rezultat 2:1, raporton BotaSot.

Futbollisti vushtrrias tha se fitorja si mysafir kishte shije të ëmbël, i cili tashmë ka realizuar gjithsej 7 gola dhe ka një më pak se Mark Milicaj i Istogut, i cili kryeson listën e shënuesve.

Osmani nuk do që t’i përmendë me emra mbrojtësit e Istogut që e paralajmëruan se do ta bllokojnë në lojë. /Telegrafi/