Please enter at least 3 characters.

Osmani falënderon Japoninë për ndihmat në përballimin e pandemisë

2020/07/2020_07_03_Kryetarja-Osmani-takoi-të-ngarkuarin-me-punë-të-Ambasadës-së-Japonisë-Mitsunori-Ogasawara-1.jpg

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës,  Vjosa Osmani, në takim me ngarkuarin me punë të Ambasadës së Japonisë, Mitsunori Ogasawara, ka thënë se ndihma e Japonisë për t`i përballuar pasojat e pandemisë COVID-19 është e çmueshme dhe ka ardhë në kohën e duhur.

Ajo ka falënderuar shtetin japonez për ndihmat dhe ka thënë se bashkëpunimi në luftën kundër pandemisë duhet të jetë prioritet.

“Është mirë që kemi mbështetjen e një shteti mik si Japonia në këto kohë të vështira”, ka thënë zonja Osmani, duke kërkuar që bashkëpunimi në këtë sferë të vazhdojë edhe më.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësitë e investimeve në infrastrukturën shëndetësore me qëllim që të krijohen kapacitete të duhura për preventivë, përtej reagimit emergjent.

Palët diskutuan edhe për mundësitë e shkëmbimit ndërmjet të dy shteteve, si në fushën e digjitalizimit apo teknologjisë, me fokus të posaçëm në burimet e ripërtëritshme të energjisë.​ /Telegrafi/