Osimhen po largohet nga Napoli, por një ndalesë e pazakontë do ta ndjekë atë nga pas
19/07/2025
Transferimi përfundimtar i sulmuesit nigerian Victor Osimhen nga Napoli te Galatasaray, po afrohet drejt përmbylljes. Çështja kryesore gjatë negociatave ka qenë marrëveshja financiare për sulmuesin 26-vjeçar. Kishte qenë e qartë që ai nuk kishte ndërmend të qëndronte te Napoli dhe dëshironte të vazhdonte te Galatasaray, ku kishte qenë huazuar për një vit.Më në fund, është rënë dakord për aspektet financiare. 40 milionë euro si pagesë e menjëhershme dhe 35 milionë euro të tjera që Galatasaray do t’i paguajë brenda vitit të ardhshëm.


