'Oscars 2020': Momentet më të sikletshme në natën e djeshme!
10/02/2020
Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve “Oscar” ishte e mbushur me plot surpriza.
"Parasite” mori çmimin më të lartë të Hollywood-it mbrëmjen e së dielës – duke e bëri atë filmin e parë joanglishtfolës që e fiton çmimin Oscarin në kategorinë e filmit më të mirë. Filmi i Koresë së Jugut gjithashtu fitoi për regjinë më të mirë, filmin më të mirë ndërkombëtar dhe skenarin më të mirë.
Ndërsa disa nga fituesit e çmimeve “Oscar” ishin ashtu siç e prisnim: Brad Pitt, Renée Zellweger, Joaquin Phoenix dhe Laura Dern.
Më poshtë mund t’i shikoni shtatë momentet më të 'sikletshme' nga “Oscars 2020”.
1. Steve Martin e ka shqiptuar gabimisht emrin e Cynthia Erivo
2. Askush nuk duartrokiti kur Chris Rock përmendi emrin e Jeff Bezos, i cili ishte në audiencë
3. Diane Keaton për pak zbuloi fituesin e skenarit më të mirë më herët se që duhej dhe pastaj hodhi zarfin. Faleminderit Zotit për Keanu Reeves!
4. Josh Gad e ka ngacmuar John Travoltan për gabimin e tij epik, i cili e shqiptoi gabimisht emrin e Indina Menzel
5. Reagimi i Billie Eilish teksa po interpretonin Maya Rudolph dhe Kristen Wiig
6. Reagimi i publikut gjatë performancës befasuese të Eminem
7. Kur drita ra në aktorët e “Parasite” pasi fituan çmimin “Fotografia më e mirë” publiku nuk ndalej së brohorituri
/Telegrafi/


