Please enter at least 3 characters.

Ortiz para deulit me Wilderin: Nuk më shqetëson fakti se jam jofavorit, unë do jem kampioni

2018/03/wilder-ortiz-6.jpg

Pak kush beson te Luis Ortiz para meçit ndaj Deontay Wilder për titullin e WBC-së për pesha të rënda.

Por, boksieri i kubanez është i vetëdijshëm për këtë dhe kjo gjë nuk e shqetëson fare.

38-vjeçari beson te fitorja dhe është i motivuar nga fakti se kjo nuk do ishte arritje histori vetëm për atë, por për gjithë Kubën.

"Jam gati për meçin. Nuk jam aspak i shqetësuar se jam jofavorit. Do të triumfoj ndaj Wilderit".

(Foto: boxingscene.com)

"Jam këtu për titullin tim të botës. Jam këtu të fitoj titullin kampionë të botës për pesha të rënda. Të fitoj rripin është gjëja e vetme në mendjen time".

"Do të jetë diçka e madhe për mua dhe boksin Kuban ta fitoj këtë meç dhe kjo më bën të lumtur".

(Foto: boxingscene.com)

"Unë jam kampioni dhe të shtunën mbrëma (në orët e para të së dielës me kohën tonë) do t'ua tregojë të gjithëve pse", ka thënë Ortiz në konferencën për media.

Ndeshja mes dyshes prite të fillojë rreth orës 04:30. /Telegrafi/