Please enter at least 3 characters.

Origi: Henry e njeh mirë futbollin, po mësoj shumë nga ai

2016/12/origi-e1481275142657.jpg

Divock Origi ndihet i lumtur që po mëson nga legjenda franceze, Thierry Henry.

Sulmuesi i Liverpoolit e ka cilësuar Henryn si njohës së madh të futbollit dhe ndihet i lumtur që ai është ndihmës i kombëtares belge.

“Ai ka një nivel shumë të lartë të inteligjencës së futbollit, sidomos për sulmuesit”, ka thënë fillimisht Origi.

“Thierry përpiqet të zgjedh cilësitë e mia dhe përdorimin e tyre në një mënyrë efikase”.

“Unë jam shumë i lumtur që ai është me ekipin kombëtar”, përfundoi sulmuesi i Liverpoolit. /Telegrafi/