Please enter at least 3 characters.

Orari i xhiros së 30-të në Superligë - 10 skuadra vazhdojnë të jenë brenda objektivave

Albi Mall Superliga do të vazhdojë këtë fundjavë me pesë ndeshje të xhiros së 30-të që janë në program për t'u zhvilluar.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin, ku dy ndeshje luhen të shtunën dhe tre të tjera të dielën.

Ndeshja e parë e xhiros zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 15:00,ku Prishtina e Re pret Drenicën.

Të njëjtën ditë, me fillim nga ora 20:00 luhet derbi mes Prishtinës dhe Gjilanit.

Të dielën Drita pret Llapin me fillim nga ora 15:00 në Gjilan.

Të njëjtën ditë zhvillohen edhe duelet tjera si Ballkani - Ferizaj dhe Dukagjini - Malisheva. /Telegrafi/