Orari i ndeshjeve të ‘Final 8’ Kupës së Kosovës në basketboll
Në Rahovec nga 15 deri më 19 shkurt do të jetë festivali i basketbollit për 'Final 8' Kupën e Kosovës në basketboll.
Në këtë ngjarje shumë të rëndësishme për basketbollin e Kosovës do të garojnë tetë klubet e elitës së meshkujve, finalja e Ligës së Femrave, si dhe katër skuadrat më të mira në Ligën e Parë të Meshkujve.
Te Liga e Parë do të përballen Bora me Istogun dhe New Basket me Vushtrrinë, kurse finalja do të zhvillohet të premten.
Në çerekfinale të Final 8 të ditës së parë do të përballen Trepça-Vëllaznimi dhe Peja-Rahoveci. Këto përballje ishin edhe në xhiron e fundit të Prince Caffe Superligës, duke paralajmëruar se do të zhvillohen sfida interesante në Rahovec.
Të enjten po ashtu priten sfidë interesante mes Sigal Prishtinës e Bashkimit dhe Golden Eagle Yllit dhe Ponte Prizrenit.
Gjysmëfinalet pritet të jenë të zjarrta, ku takohen fituesi i Grupit D me atë A, si dhe fituesi i Grupit B me C.


