Please enter at least 3 characters.

Opozita kërkon miratimin e kërkesës për arrestimin e Ahmetajt, momente tensioni në Kuvend

2023/07/a4e73f25-8820-4823-914a-a24254f01345.jpg

Shoqërohet me tension seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë.

Teksa në foltoren e Kuvendit qëndronte kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, deputetët e opozitës kanë kundërshtuar këtë procedurë, pasi kërkojnë futjen në rendin e ditës të çështjes së ish-ministrit Arben Ahmetajt dhe votimi i kërkesës për arrestimin e tij.

Duke u përballur me këtë situatë, Nikolla nuk ka pranuar ndryshim të rendit të ditës. Ajo ka ndërhyrë dhe ka kërkuar pesë minuta pushim.

Megjithatë edhe pas dy ndërprerjeve, deputetët e opozitës kanë vazhduar të kundërshtojnë vazhdimin me rendin e ditës

Opozita lëshoi akuza në drejtim të qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkoi praninë e këtij të fundit në seancë për të dhënë llogari. /Telegrafi/