Operohet Tammy Abraham
Roma ka njoftuar se Tammy Abraham i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në Londër për mjekimin e ligamentit të përparmë kryqëzues (ACL) të gjurit të majtë.
Sulmuesi anglez pësoi lëndim serioz në ndeshjen e fundit të Serie A kundër Spezias të dielën mbrëma në Stadio Olimpico,
Në njoftimin e Giallorossëve thuhet se Abraham i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike sot (e mërkurë) nga Andy Williams në Cromwell Hospital të Londrës, ku ishte i pranishëm edhe mjeku i klubit, Massimo Manara.
Futbollisti do të qëndrojë në klinikë për disa ditë dhe pastaj do ta nisë procesin e rehabilitimit me stafin mjekësor të Romës.
Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar për kohëzgjatjen e mungesës, 25-vjeçari pritet të mos luajë nga gjashtë deri në tetë muaj. /Telegrafi/


