"Operacioni fshesa", Drenica konfirmon largimin e dhjetë futbollistëve
Klubi nga Skenderaj, Drenica ka njoftuar me anë të faqeve zyrtare se ka ndërprerë bashkëpunimin me plot dhjetë futbollistë.
Drenica ka qenë njëri nga klubet më aktive në futbollin e Kosovës në afatin kalimtar të janarit.
Pas transferimeve të mëdha në këtë afat, tani ka ardhur edhe konfirmimi për dhjetë largimi.
Largimi i dhjetë futbollistëve me marrëveshje të ndërsjellë është konfirmuar nga faqja zyrtare e Drenicës në Facebook.
Postimi pa ndërhyrje i Drenicës Klubi ka ndërprerë kontratat me disa futbollistë! Skenderaj – 29.01.2021 Krahas përforcimeve për stinorin e ri pranveror , klubi ka qenë në negociata të vazhdueshme me futbollistët të cilët nuk ishin pjesë e projektit të klubit për pranverë. Si rrjedhojë e kësaj, klubi njofton së ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratave me pajtim të dy anshëm më futbollistët: Almedin Murati, Albutrint Morina, Arbios Thaçi, Ehat Gjoka, Flamur Kadriu, Jeton Dushi, Lulzim Doshlaku, Muharrem Musa, Valto Zeqaj dhe Vildan Kerim.


