"Operacioni fshesa" - Barça largon katër lojtarë në janar, për të financuar transferimin e Coutinhos
Ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho është objektivi madhor i Barcelonës për afatin kalimtar dimëror që tashmë është afër dhe klubi po planifikon të depozitojë para nga katër largime për të kompensuar investimin e madh që dëshiron të bëhet me brazilianin.
Sipas gazetës spanjolle Mundo Deportivo, Barcelona ka bërë gati planin operativ të janarit me katër largime dhe një afrim të madh, duke larguar futbollistët e panevojshëm dhe afruar një yll që do bënte diferencën.
Arda Turan ishte dhe mbretet i pari në listën e largimeve, pasi trajneri Ernesto Valverde nuk e konsideron pjesë të projektit që nga vera e kaluar, por mund të ketë lëvizje më shumë në formë të viktimave.
Dy mesfushorët tjerë Andre Gomes dhe Denis Suarez kanë qenë shumë të përfolur për një largim, por trajneri spanjoll i konsideron jetësor në planet e tij, pasi dëshiron të ketë zgjidhje më shumë edhe në bankën rezervë, ashtu sikurse edhe Javier Mascherano që do të mbetet deri në verë pas lëndimit të Samuel Umtitit.
Këto largime mendohet se do të bëhen për të financuar transferimin e yllit të Liverpoolit, Coutinho, i cili mendohet se do t'ju kushtojë katalunasve rreth 150 milionë euro, ndërsa Mesut Ozil në rast afrimi do ishte transferim më i lirë. /Telegrafi/


