Omëletë e bardhë e shpejtë me dy lloje djathërash: Kafjall i përsosur i cili ju shkrihet në gojë!
31/01/2023
Fjala është për omëletën e shpejtë nga të bardhët e vezëve, përgatitja e së cilës zgjat afro dhjetë minutaPërbërësit:- ½ luge vaj ulliri;- 3-4 domate qershi;- 3-4 të bardhë të vezëve (gjysmë filxhani prej 240 ml);- 30 gramë mozzarella të grirë në rende;- 1 lugë e vogël parmezan të grirë në rende;- kripë;- piper.
Nxehni tiganin, shtoni vajin dhe domatet e grira hollë.
Qitni kripë, piper dhe lërini në zjarr përafërsisht një minutë.
Shtoni me pirun lehtësisht të bardhët e tundura të vezëve, qitni sipër mozzarelën dhe parmezanin, mbuloni tiganin dhe ulni zjarrin.
Piqni derisa të krijohet omëletë kompakte.
Hiqeni nga zjarri dhe menjëherë shërbejeni.
Ju bëftë mirë, - transmeton Telegrafi.


